Duke ngarkuar…

Acid Tongue

Acid Tongue

Mortal Kombat: Defenders of the Realm · Sezoni 1 · Episodi 3

Një armik i ri i rrezikshëm i tokës, krijesa të një race të çuditshme reptiliane, shfaqen para luftëtarëve të tokës. Gjatë sulmeve që pasuan, acidi i njërit prej reptileve godet duart kibernatike të Jax. Si rezultat, mikroçipi i rëndësishëm humbet dhe duart e tij nuk funksionojnë më. Për shkak të kësaj, Jax humbet vetëbesimin. Sonya kthehet në vendin ku u zhvillua beteja për të gjetur mikroçipin dhe për të ndihmuar mikun e saj. Megjithatë, një reptil arrin ta rrëmbejë Sonyën. Meqenëse ka edhe beteja të tjera për t'u zhvilluar, Luftëtarët e Tokës vendosin të ndahen: pjesa më e madhe e ekipit shkon në një betejë ushtarake me luftëtarët e Sheeva-s, ndërsa Jax fillon kërkimin për të gjetur partneren e tij, Sonyën. Në dëshirën e tij për të ndihmuar Sonyën, Jax harron duart kibernetike dhe e mposht reptilin vetë. Në të njëjtën kohë, edhe pjesa tjetër e luftëtarëve arrijnë ta fitojnë betejën e tyre.

Transmetuar
5 tetor 1996