
Woke Up With a Monster
The Vampire Diaries · Sezoni 6 · Episodi 11
Më i fuqishëm se kurrë, Kai e mban Elenën rob ndërsa mëson të kontrollojë magjinë e tij të sapo fituar. Në rezidencën Salvatore, Liv dhe Alaric përpiqen ta përgatisin Jo-në për ceremoninë e bashkimit të afërt me Kai-n, por shpejt e kuptojnë se Jo është më e dobët nga sa mendonin. Pasi sjellin Sherifin Forbes në shtëpi nga spitali, Caroline udhëton me Stefanin në Karolinën e Veriut në kërkim të një kure për kancerin e nënës së saj. Ndërkohë, Stefani, i cili ka qëllimet e tij për të udhëtuar në Karolinën e Veriut, kapet në befasi kur Enzo shfaqet duke kërkuar të dijë se çfarë fsheh Stefani. Së fundmi, kur Damon zbulon se Elena është rrëmbyer nga Kai, ai detyrohet të rishqyrtojë strategjinë e tij pasi një vizitor i papritur i prish planin.
- Transmetuar
- 22 janar 2015